Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Konferencës për Bashkëveprimin dhe Krijimin e Besimit në Azi (CICA) do të takohen më 27 - 28 prill në Pekin.
Ky do të jetë takimi i pestë i ministrave të jashtëm që nga themelimi i CICA-s në vitin 1992, si një forum për dialog dhe këshillimet mbi çështjet e sigurisë në Azi.
Konferenca ka 26 vende anëtare, duke përfshirë Kinën, Indinë, Kazakistanin, Mongolinë, Rusinë, Tajlandën etj. Gjithashtu, disa organizata ndërkombëtare janë në rolin e vëzhguesit.
Kina ishte vendi organizator i samitit të katërt të CICA-s në Shangai në vitin 2014 dhe mban presidencën e CICA-s që nga viti 2014 deri më 2016-n. (Raela)