Presidenti rus Vladimir Putin shprehu të enjten shpresën se armëpushimi në Siri do të çojë në një zgjidhje politike të krizës në këtë vend.
"Ne presim që ndërprerja e konfliktit nga të dy palët të çojë në paqe.
Nevojiten miratimi i një kushtetute, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe zgjidhja e krizës me këto mjete," u shpreh kreu i Kremlinit gjatë programit televiziv "Linjë e drejtpërdrejtë me Putinin".
Ushtria siriane është e aftë të kryejë operacione sulmi me ndihmën e forcave të mbetura ruse në vend, theksoi Putini.
Armëpushimi në Siri, i nisur në fund të shkurtit dhe i mbikëqyrur nga ShBA-ja dhe Rusia, në përgjithësi po respektohet.
"Linjë e drejtpërdrejtë me Putinin" është një program vjetor me pyetje-përgjigje, që ka filluar në 2001. (Albana)