Parlamenti ukrainas pranoi të martën dorëheqjen e kryeministrit Arseny Yatsenyuk dhe caktimin e kryetarit të parlamentit Volodymyr Groysman në krye të kabinetit.
Vendimi u mor me 257 pro, nga 226 votat e kërkuara, thuhet në një deklaratë në uebsajtin e parlamentit.
Yatsenyuk, që mori postin e kryeministrit në shkurt 2014, e njoftoi dorëheqjen të dielën, dz muaj pasi i mbijetoi një vote mosbesimi.
Mbështetja për Yatsenyuk-un ra ndjeshëm në mars, për shkak të keqfunksionimit të institucioneve qeveritare dhe perceptimit për paaftësinë e tij për të luftuar korrupsionin dhe stabilizuar ekonominë.
38-vjeçari Groysman u zgjodh për të zëvendësuar Yatsenyuk-un si kandidat kompromisi, i pranuar nga dy forcat kryesore parlamentare: Partia e Frontit Popullor e Yatsenyuk-ut dhe Partia e Solidaritetit e presidentit Petro Poroshenko. (Albana)