Policia e Shangait ka zbuluar një skemë mashtruese punësimi nga një grup i cili u premtonte banorëve punë në "Shangai Disneyland". Grupi ka përvetësuar 3 milionë juanë nga pagesat e 200 aplikantëve.
Policia bëri të ditur se janë kapur tri persona që dyshohen si ideatorët e skemës.
Grupi u kap dy muaj para hapjes së parkut të parë tematik Disney në pjesën kontinentale të Kinës.
Autoritetet u njoftuan për këtë nga një shofer taksie i cili u tha policëve se e la punën pas ofertës që i ishte bërë nga Disney dhe për të cilën i kishte paguar një agjenti 13 mijë juanë.
Megjithatë, pozicioni i menaxherit që i ishte ofruar nga agjenti, kishte të bënte me pastrimin në Park. (Albana)