PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Alibaba kërkon bashkëpunim me partnerë të huaj
2016-04-14 18:46:46 CRI Komenti juaj Printoni

"Ant Financial", njësia financiare e gjigantit të tregtisë elektronike Alibaba, thotë se po shqyrton bashkëpunimin me kompanitë e shërbimeve në internet në disa vende.

"Jemi në kërkim të bashkëpunimit me disa kompani në Azinë Juglindore, Japoni, Republikën e Koresë dhe Europën," tha Peng Yijie, shefi i tregtisë ndërkombëtare pranë "Ant Financial".

Kina ka mbi 400 milionë përdorues interneti që bëjnë pagesa online dhe gjithnjë e më shumë po rritet numri i atyre që bëjnë pagesa me shërbimet online si Alipay i Alibaba-s.

Falë përvojës në tregun kinez, kompanitë si Alibaba po kërkojnë mënyra të reja zgjerimi në tregun global.

Peng tha se Paytm, partneri indian i Ant Financial dhe platforma më e madhe tregtare në Indi e pagesave përmes telefonit, ka regjistruar një rritje të shpejtë të numrit të përdoruesve.

Deri në fund të marsit, përdoruesit aktivë të Paytm arritën në 122 milionë, shifër kjo rreth 5.6 herë më e lartë se në fillim të vitit 2015. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China