20160413jianshui.m4a |
Në mbledhjen e qeverisë, të hënën kryeministri Li Keqiang dhe kabineti i drejtuar prej tij u ndalën në ndryshimin e taksës së biznesit bazuar në tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) . Li Keqiang u shpreh se për nxitjen e reformës strukturore në krahun e ofertës, duhet të pakësohen në masë të madhe taksat. Këtë vit masa më e madhe në fushën e pakësimit të taksave është ndryshimi i taksës së biznesit me përfshirjen e TVSH-së. Kjo reformë kryhet nga qeverisja qendore dhe ato vendore.
Taksat e biznesit përbëhen nga vëllimi i taksave ndaj biznesit dhe individëve. TVSH-ja është pjesë e taksës nga vlera e shtuar gjatë procesit të prodhimit, të shërbimeve etj.
Gjatë një mbledhje të mbajtur janarin e kaluar kryeministri kinez Li Keqiang u ndal në studimin e ndryshimit të taksës së biznesit nëpërmjet TVSH-së, në shpejtimin e reformës fiskale. Drejtues të 11 provincave morën pjesë në këtë mbledhje. Ndërsa në mbledhjen e 11 prillit të sivjetëm ishin të pranishëm 20 drejtues të provincave dhe qyteteve të Kinës të cilët diskutuan dhe paraqitën propozimet e tyre. Lidhur me këtë kryeministri Li u shpreh :
"Duhet ti kushtoni vëmendje strukturës , duke pakësuar numrin e taksave, që i shërben përmirësimit të strukturës financiare të vendit. Me vendosjen e tatimit mbi vlerën e shtuar TVSH, ndërmarrjet do të shtojë investimet për studimin, si dhe nevojitet zhvillimi i industrisë së shërbimeve,ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla, si dhe do të shtohen vendet e punës . Në situatën e tanishme këto ndryshime përbëjnë mënyrën më të mirë"
Li Keqiang tha se ndryshimi i taksës së biznesit me TVSH ësjell një ndryshim të madh në sistemin e taksave në vend. TVSH-ja si pjesë e sistemit të taksave përdoret nga disa vende të zhvilluara,duke sjellë ndryshim krahasuar me taksat e shekullit të kaluar.Në praktikë kjo metodë rezulton pozitive. Nxitja e ndryshimit të taksës së biznesit me TVSH ndikon në rregullimin e strukturës dhe shmang abuzimet me taksat. Krahinat e ndryshme të vendit duhet ti kushtojnë rëndësi politikës së re të taksave.
Ndër të tjera kryeministri Li Keqiang tha:
"Kjo rëformë do të zhvillohet në nivel qendror dhe vendor të qeverisjes. Qeveria qëndrore do të pakësojë taksat me 500 miliardë juanë. Pushteti lokal duhet ti kushtojë rëndësi zhvillimit të industrisë dhe të rritet vitaliteti i sipërmarrjes. Vetë drejtuesit e pushtetit vendor duhet të jenë përgjegjës për këtë fushate".
Kryeministri Li vuri në dukje se ndryshimi i taksës së biznesit me TVSH është kyç për nxitjen e reformës fiskale. Objektivi i kësaj lëvizjeje është pakësimi i taksave Qeveria qendrore dhe pushteti vendor duhet të bashkëpunojnë për realizimin me sukses të reformës. Gjatë procesit të reformës, duhet të shmangen ndërhyrjet e panevojshme politike, si dhe sipërmarrja vendore të mos kufizohet në marrëdhëniet e biznesit jashtë provincës, tha kryeministri (Çang Çuo/ Eda Merepeza)