Astrofizikani britanik Stephen Hawking i është bashkuar projektit 100 milion dollarësh për krijimin e anijeve të vogla kozmike për udhëtime në hapësirë, ku bëjnë pjesë miliarderi rus Yuri Milner dhe themeluesi i rrjetit social"Facebook", Mark Zuckerberg.
Projekti" Breakthrough Starshot" synon të ndërtojë anije hapësinore me përmasa të vogla, të quajtura "nanokrafte", të cilat udhëtojnë drejt hapësirës me ndihmën e rrezeve lazer, me shpejtësi sa 20% e shpejtësisë së dritës, rreth 1 mijë herë më shpejt se anijet kozmike aktuale.
Yuri Milner ka thënë se pas ndërtimit të këtyre anijeve ata synojnë të arrijnë në Alpha Centaur, një yll që ndodhet 4.3 vite dritë largësi dhe është ndër sistemet yjore më të afërta në sistemin diellor.
Anija kozmike më e shpejtë aktuale duhet të fluturojë rreth 30 mijë vjetëve për të arritur në Alpha Centauri .
"Nanokraftet" janë anije hapësinore robotike, të cilat pritet të prodhohen në masë dhe do të kushtojnë sa një iPhone. (Raela)