Presidentja e Brazilit Dilma Rousseff ka drejtuar gishtin nga zëvendëspresidenti Michel Temer si "kryeorganizatori i komplotit" për rrëzimin e saj.
Ajo akuzoi Temer-in dhe kreun e Dhomës së Ulët Eduardo Cunha si "shefin dhe zv.shefin" e komplotit", duke vijuar se ata po punojnë bashkë për të mbledhur vota për rrëzimin e një presidenti të zgjedhur në mënyrë legjitime.
Disa orë para deklaratës së Rousseff, u publikua një mesazh audio 13 minutësh nga Temer, ku bëhej thirrje për një qeveri të unitetit kombëtar.
Presidentja braziliane akuzohet për shkeljen e dispozitave fiskale për të fshehur problemet në buxhet në prag të zgjedhjeve të vitit 2014. (Albana)