Kina akuzoi të matën Filipinet për "sjellje hipokrite dhe papajtueshmëri midis fjalëve dhe veprave". Deklarata e Ministrisë së Jashtme erdhi ndërsa Manila ka transportuar sasi të mëdha materialesh ndërtimi pranë ishullit Zhongye në Detin e Kinës Jugore për të ndërtuar një aeroport ushtarak.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lu Kang:
"Filipinet pretendojnë në mënyrë hipokrite se i kanë pezulluar ndërtimet në ishullin Zhongye, por fshehurazi vazhdojnë zgjerimin e infrastrukturës për ndërtimin e një aeroporti në ishull të cilin e mbajnë të pushtuar në rrugë të paligjshme."
Zëdhënësi shtoi gjithashtu se dhe çështja e ngritur nga Filipinet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ishte një provokim politik.
Sipas Lu, që nga viti 1970 Filipinet mbajnë të pushtuar disa ishuj dhe shkëmbinj duke shkelur ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e OKB-së.
"Filipinet duhet t'i ndalojnë të gjitha aktivitetet që cenojnë integritetin territorial të Kinës, të drejtat dhe interesat e saj," shtoi Lu. (Leftion Peristeri)