PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Tiranë, AIDA angazhohet të mbështesë bizneset e Kinës
2016-04-13 10:11:59 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Jiang Yu dhe këshilltari tregtar Lian Gang takuan të martën kreun e Agjencisë së Zhvillimit dhe të Investimeve (AIDA), Genti Beqiri.

Ata diskutuan mbi lidhjet dhe bashkëpunimin midis Kinës dhe Shqipërisë në fushën ekonomike tregtare dhe ranë dakord që të shfrytëzojnë shansin e tanishëm të zhvillimit me veprime konkrete.

Ambasadorja Jiang tha se vitet e fundit, lidhjet tregtare mes Kinës dhe Shqipërisë kanë shënuar rritje të vazhdueshme. Sipas të dhënave nga INSTAT-i, në vitin 2015, vëllimi tregtar dypalësh arriti në 787.5 miliardë lekë dhe Kina është bërë partneri i dytë i Shqipërisë në tregti, duke u konsoliduar në këtë vend në fillim të këtij viti.

Ndërkohë, janë bërë më aktive edhe investimet nga ndërmarrjet kineze në Shqipëri. Numri i ndërmarrjeve kineze të regjistruara në Shqipëri ka shënuar rritje të vazhdueshme dhe deri në fund të vitit 2015, ka arritur në 96. Më tërheqësja është se të dyja palët do të kenë arritje të reja konkrete në energjetikë, infrastrukturë, etj., çka mund të nxitë zhvillim e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Ambasadorja Jiang theksoi se në një kohë, kur gjendja ndërkombëtare ekonomike nuk është e qartë dhe ekonomitë kryesore të botës po ulin investimet e jashtme, ndërmarrjet kineze po marrin pjesë aktivisht në ndërtim ekonomik të Shqipërisë. Kjo ka treguar jo vetëm besimin e ndërmarrjeve kineze për tregun shqiptar, por edhe dëshirën e sinqertë të Kinës për rritjen e mëtejshme të nivelit tregtar dypalësh.

Ajo shtoi gjithashtu se ambasada kineze është e gatshme që të shtojë shkëmbimet dhe bashkëpunimin me AIDA-n, për të nxitur investimet kineze në fushat kryesore në Shqipëri.

Drejtori ekzekutiv i agjencisë Genti Beqiri konfirmoi edhe një herë ndihmën për sipërmarrjet kineze në Shqipëri dhe ftoi më shumë kompani kineze për të investuar në fushat strategjike.

Të dyja palët diskutuan edhe mbi pjesëmarrjen e ndërmarrjeve shqiptare në panairin e dytë të investimeve dhe tregtisë Kinë Europa Qendrore e Lindore. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China