Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka nisur një proces historik 3-ditor për zgjedhjen e sekretarin të ardhshëm të përgjithshëm të organizatës botërore. Për këtë post kandidojnë 8 anëtarë, ish-kryeministri i Malit të Zi Igor Luksic, diplomatja bullgare, Irina Bokova, Antonio Guterres i Portugalisë, ish-presidenti slloven Danilo Turk, ministri i Jashtëm maqedonas Srgjan Kerim, ministrja e Jashtme e Koracisë Vesna Pusic dhe kryediplomatja moldave Natalia Gherman.
Kjo është hera e parë në historinë e OKB-së që të gjitha vendet anëtare kanë rastin të takohen dhe të pyesin kandidatët publikisht.
Pjesa më e madhe e kandidatëve janë nga Europa Lindore. OKB-ja është kryesuar nga tetë sekretarë të përgjithshëm në 70 vitet e saj dhe të gjithë kanë qenë burra. Sipas thirrjeve të ndryshme, ka të ngjarë që pozicionin e ardhshëm ta mbajë një grua.
Sipas Kartës së OKB-së, 15 anëtaret e Këshillit të Sigurimit japin verdiktin përfundimtar për shefin e ardhshëm të OKB-së. (Albana)