Zv.kryeministri i Kinës Zhang Gaoli do të marrë pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjes së Klimës të Parisit më 22 prill, me ftesën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Mun.
Zhang Gaoli do ta firmosë marrëveshjen si përfaqësues i Kinës në ceremoninë e nënshkrimit, që do të mbahet në selinë e OKB-së në Nju-Jork.
Marrëveshja e Parisit, e miratuar nga 196 palët e Konventës Kornizë të OKB-së për Ndryshimin e Klimës, përcakton objektivin e mbajtjes së rritjes së temperaturës mesatare më pak se 2 gradë celsius mbi nivelin paraindustrial, dhe mundësisht nën 1.5 gradë celsius. (Fang Xiaoyu)