Një varg dokumentesh të reja historike janë publikuar nga autoritetet kineze për të provuar sovranitetin mbi Detin e Kinës Jugore.
Dokumentet përfshijnë "Udhëzuesin Detar të Kinës", të hartuar në vitet '60 të shekullit të 19-të.
Ky dokument i Marinës Britanike vëren se banorët nga Hainani i Kinës kanë peshkuar në ujërat në Detin e Kinës Jugore për dekada të tëra.
Në të njëjtën kohë, literatura franceze, duke përfshirë "Le Monde Colonial Illustre" në vitin vitet '30 të shekullit të 20-të përmend kinezët që jetojnë në ishujt në Detin e Kinës Jugore.
Dokumentet nga vendet aziatike si Japonia gjithashtu shënojnë aktivitetet e kinezëve në këtë zonë.
Të dhënat historike tregojnë se kinezët kanë jetuar në ishujt në Detin e Kinës Jugore për mbi 2 mijë vjet. (Artan Goga)