"Alibaba" ka bërë një tjetër blerje jashtë vendit.
Këtë herë, gjiganti kinez i tregtisë elektronike ka blerë pjesën kontrolluese të aksioneve të firmës së tregtisë elektronike "Lazada" për një vlerë rreth 1 miliard dollarë amerikanë.
"Lazada" e ka bazën në Singapor dhe është një nga uebsajtet më të mëdha të tregtisë elektronike në Azinë Juglindore.
Deri në fund të vitit të kaluar, vetëm rreth 6 për qind e vëllimit të përgjithshëm të të ardhurave të "Alibaba"-s erdhi nga tregu ndërkombëtar. (Artan Goga)