Sulmet ajrore të trupave amerikane ndaj pozicioneve të grupit ekstremist "Al-Shabaab" në Somali kanë shkaktuar vdekjen e tre civilëve.
Sipas dëshmitarëve, të hënën dhe të mërkurën forcat amerikane zhvilluan sulme ajrore, duke vrarë pesë militantë të "Al-Shabaabit", si edhe tre civilë, një nga të cilët femër.
Sulmet u kryen me avionë ushtarakë pa pilot dhe kishin si qëllim spastrimin e forcave të "Al-Shabaabit" në jug të Somalisë.
"Al-Shabaab"-i është një grup ekstremist që ka lidhje me organizatën "Al-Kaeda". Vitet e fundit ky grup ka kryer disa sulme terroriste në Somali dhe vendet fqinje. (Fang Xiaoyu)