PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Eksportet kineze, rritje 18% në mars
2016-04-13 20:00:56 CRI Komenti juaj Printoni

Të dhënat e reja nga doganat tregojnë se eksportet nga Kina janë rritur më shumë se 18 për qind në mars, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2015-s, duke arritur në rreth 160 miliardë dollarë amerikanë.

Kjo është rritja e parë e eksporteve kineze në rreth 9 muaj.

Huang Songping-u i Drejtorisë së Doganave të Kinës thotë se shifrat i kanë tejkaluar parashikimet, ndonëse rritja ka ardhur edhe për shkak të periudhës së Festës së Pranverës, siç quhet Viti i Ri Kinez.

"Nga njëra anë, kemi parë ripërtëritjen e veprimtarive ekonomike dhe tregtare në mars, pasi Festa e Pranverës sivjet ra në fillim të shkurtit. Prandaj, eksportet kineze në mars njohën rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Por, nga ana tjetër, rritja e tregtisë ka ardhur për shkak të politikave të favorshme qeveritare për rritjen e eksporteve," theksoi Huang.

Huang Songping-u vuri në dukje gjithashtu se, pavarësisht opinionit negativ global, tregtia e jashtme e Kinës pritet ta marrë veten sivjet: "Përballë kërkesës së dobët të tregut global, proteksionizmi tregtar është dukur përsëri në disa vende dhe rajone, dhe Kina është ndër vendet që vuan më shumë prej fërkimeve tregtare botërore. Në vitin 2016, tregtia e jashtme e Kinës vazhdon të përballet me një situatë të rëndë me trysninë e madhe të rënies. Por, me përpjekjet tona të përbashkëta, ne besojmë se eksportet tona të mallrave do ta rimarrin veten sivjet." (Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China