PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Zëdhënësi: Hyrja e Tajvanit në BAII, sipas parimit të "Një Kine"
2016-04-13 18:11:20 CRI Komenti juaj Printoni

Zyra për Çështjet e Tajvanit e Këshillit të Shtetit ka shpjeguar vendimin për të mos pranuar kërkesën e autoriteteve tajvaneze për t'iu bashkuar Bankës Aziatike të Investimeve Infrastrukturore (BAII) këtë javë.

Zëdhënësi i kësaj zyre An Fengshan thotë se kërkesa nga ana e autoriteteve të Tajvanit bie ndesh me rregullat e vetë BAII-së.

"Ne e kemi bërë të njohur në shumë raste qëndrimin tonë ndaj përfshirjes së Tajvanit në BAII. Ne besojmë se BAII do ta trajtojë kërkesën dhe përfshirjen e Tajvanit në përputhje me parimin e një Kine dhe rregullat e bankës," u shpreh zëdhënësi An Fengshan.

Sipas rregullave të BAII-së, çdo kërkesë anëtarësimi nga Tajvani duhet të bëhet nëpërmjet Ministrisë kineze të Financave.

Autoritetet e Tajvanit nuk e kanë pranuar një gjë të tillë, duke kërkuar anëtarësimin si entitet më vete. (Artani Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China