20160412jj.m4a |
Sipas të dhënave të publikuar më 11 prill nga Drejtoria e Statistikave të Kinës, në mars treguesi i çmimit të konsumit (CPI)në mbarë vendin u rrit 2.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa ka shënuar një ulje prej 0.4% në krahasim me shkurtin e këtij viti . Mësohet gjithashtu se treguesi i çmimit të prodhuesve (PPI) u rriti 0.5% në krahasim me shkurtin e këtij viti. Analistët e ekonomisë parashikojnë që në të ardhmen çmimi do të ketë prirjen e rritjes së butë. Përmirësimi i treguesit të çmimit të prodhuesve (PPI) tregon se makroekonomia po ecën në drejtimin e duhur. Aktualisht ekonomia e Kinës nuk ka rrezik inflacioni, ndaj gjatë këtij viti nuk është e nevojshme të merren masa shtrënguese për politikat monetare.
Pas Festës së Pranverës, çmimi i mishit të derrit dhe ai i perimeve shënuan rritje. Në Pekin çmimi i mishit të derrit u rrit 60% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa çmimi i perimeve u rrit 40%.
Ndryshimi i çmimit të mishit dhe perimeve shkaktoi rritjen e treguesit të çmimit të konsumit. Ndërsa në krahasim me shkurtin e këtij viti, nën ndikimin e uljes së çmimit të ushqimeve dhe të shërbimeve, treguesi i çmimit të konsumit shënoi në mars një ulje prej 0.4%.
Kryeekonomisti i Bankës së Komunikacionit të Kinës Lian Ping parashikon një rritje të butë të çmimeve :
"Në një periudhë afatgjatë vlera monetare dhe çmimet e ushqimeve nuk kanë një dallim të madh. Për aq kohë sa kemi një rritje të vlerës monetare do të ketë dhe presion për rritjen e çmimit të ushqimeve."
Nga ana tjetër, treguesi i çmimit të prodhuesve ka ndryshuar, duke shënuar për herë të parë rritje qysh nga janari i vitit 2014. Përmirësimi i këtij treguesi u shkaktua së pari nga rritja e çmimit të disa industrive, së dyti ndaloi rritja e çmimeve të një pjese të industrive, ndër të cilat industria e naftës dhe e gazit natyror, si dhe industria kimike shënuan rritje.
Lidhur me këto, Lian Ping mendon se ekonomia po zhvillohet në drejtimin e duhur.
"Pas 3 mujorit të fundit të vitit të kaluar, politikat e investimeve dhe të pasurisë së paluajtëshme janë liberalizuar, dnërsa rritja e treguesit të çmimit të prodhimit tregon se industria po përmirësohet. Zhvillimi i ekonomisë së vendit po ecën në drejtimin e duhur ."
Nryshimi i treguesit të çmimit të konsumit (CPI) dhe treguesit të çmimit të prodhimit ( PPI) ndikon rregullimin e politikave monetarë. Lidhur me shqetësimin që ekziston në opinionin publik për rrezikun e rritjes së inflacionit, studjuesi i Qëndrës së Shkëmbimeve Ekonomike të Kinës, Wang Jun tha:
"Inflacioni nuk është serioz. Deflacioni ende përbën një problem në ekonominë kineze. Politikat makroekonomike nuk duhet të ndryshohen dhe detyra kryesore është lufta kundër deflacionit."
Kryeekonomisti i Bankës së Komunikacionit të Kinës Lian Ping mendon se këtë vit politika monetare do të jetë e qëndrueshme. (Çang Çuo/ Eda Merepeza)