Një sondazh i ri i kompanisë amerikan Gallup, publikuar të hënën, tregon se shqetësimi për marrëdhëniet ndëretnike shënoi një rekord ri.
Sipas sondazhit të zhvilluar nga 2 deri më 6 mars, 35% të pjesëmarrësve shprehën shqetësime të thella mbi marrëdhëniet ndëretnike dhe shoqërore amerikane. Për herë të parë kjo përqindje është më shumë e lartë se sondazhi i para dy viteve si dhe më i larti që kur sondazhi filloi të zhvillohet në vitin 2001.
Sipas ekspertëve, në nëntorin e vitit 2008, kur Barrack Obama u përzgjedh si presidenti i parë me ngjyrë, 70% e personave që iu përgjigjën sondazhit shprehën qëndrime optimiste për perspektivën e përmirësimit të marrëdhënieve ndëretnike. Por në vitin e fundit të mandatit të Obamës, ky optimizëm është asgjësuar.
Ndër problemet e amerikanëve, problemi i marrëdhënieve ndëretnike nuk renditet në vendin e parë. Sipas sondazhit, mbi 50% të pyeturve shqetësohen mbi sigurinë shëndetësore, ekonominë, kriminalitetin dhe dhunën. Mbi 37% e të pyeturve shqetësohen për problemin e energjisë, të ndryshimit të klimës, emigrantëve të paligjshëm etj. (Xu Guang/Leftion Peristeri)