Ministria e Jashtme e Kinës ka konfirmuar se një grup prej 13 shtetasish koreanoveriorë që zotërojnë pasaporta të ligjshme kanë hyrë dhe dalë nga Kina javën e kaluar.
Kjo u konfirmua të hënën nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Lu Kang kur u pyet të komentonte mbi një njoftim lidhur me 13 shtetasit koreanoveriorë, të cilët punojnë në një vend të tretë të paspecifikuar, ndoshta në Kinë, kanë shkuar në Korenë e Jugut.
Lu Kang tha se nëse do të kishte hyrje të paligjshme nga shtetasit e Koresë së Veriut, çështja do të trajtohej në bazë të politikës së Kinës në linjë me ligjet e vendit dhe ato ndërkombëtare si dhe me parimet humanitare. (Albana)