Një komision i posaçëm i Parlamentit të Brazilit votoi të hënën me 38 vota pro dhe 27 kundër për vazhdimin e procesit gjyqësor ndaj presidentes së vendit Dilma Rousseff, duke e çuar atë gjithnjë e më pranë drejtësisë. Pas votimit çeshtja i kalon për shqyrtin Dhomës së Deputetëve, e cila vendos për kalimin e çeshtjes në Senat, i cili mund të urdhërojë hapjen e procesit gjyqësor ndaj presidentes Rousseff.
Presidentja e Brazilit dhe administrata e saj përballen me akuzën për shkelje të rregullave fiskale dhe maskim të problemeve të buxhetit të shtetit. (Raela)