Ekspertët e industrisë thonë se sivjet çmimet e konsumit në Kinë do të mbeten të qëndrueshme, edhe pse faktorë sezonalë kanë sjellë rritjen e tyre në muajin mars.
Të dhënat zyrtare të publikuara të hënën treguan se Treguesi i Çmimeve të Konsumit (CPI) në Kinë u rrit me 2.3 për qind në mars, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Pan Jiancheng, zëvendësdrejtor i Qendrës së Monitorimit dhe Analizës Ekonomike të Kinës, thotë se rritja e ndjeshme e çmimeve të mishit të derrit dhe perimeve ka ndikuar në rritjen e CPI-së.
Megjithatë, Pan vëren se të gjithë faktorët që kanë çuar në rritjen e CPI-së janë të përkohshëm dhe çmimet e konsumit në shkallë vjetore në Kinë do të jenë në një masë të moderuar. (Artan Goga)