Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës (MJK) Lu Kang njoftoi të martën nënshkrimin e dokumentit të bashkëpunimit midis Ministrisë së Jashtme të Kinës dhe Komisionit Ekonomik dhe Shoqëror të OKB-së për Azinë dhe Paqësorin (ESCAP).
Lu bëri të ditur në një konferencë shtypi se të hënën ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi dhe Sekretarja Ekzekutive e ESCAP-it Shamshad Akhtar kanë nënshkruar "Memorandumin e mirëkuptimit për nxitjen e kontakteve të ndërsjella rajonale dhe të nismës 'Një Brez dhe Një Rrugë' midis MJK-së dhe ESCAP-it." Sipas këtij memorandumi, të dyja palët do të planifikojnë veprimtari të veçanta për të nxitur kontaktet e ndërsjella rajonale dhe nismën 'Një Brez dhe Një Rrugë', për forcimin e lidhjes së politikave kombëtare përkatëse dhe bashkëpunimit konkret.
Zëdhënësi Lu Kang u shpreh se, nga paraqitja e nismës "Një Brez dhe Një Rrugë", afro 30 vende kanë nënshkruar dokumente bashkëpunimi me Kinën. (Fang Xiaoyu)