Zyrtarët rusë kanë konfirmuar se kanë filluar dërgimin e sistemit të raketave S-300 Iranit.
Zëvendëskryeministri rus tha se është dërguar "kontingjenti i parë" i sistemit, por pa dhënë hollësi të tjera.
Dërgimi ishte bllokuar prej vitesh, të paktën pjesërisht, për shkak të sanksioneve të OKB-së kundër Iranit. Këto sanksione kanë filluar të hiqen, pasi Teherani nënshkroi një marrëveshje bërthamore me fuqitë botërore verën e kaluar.
Me fillimin e dërgimit të sistemit raketor, Irani e ka tërhequr padinë e ngritur ndaj Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. (Artan Goga)