Italia do të bashkëpunojë me gjigantin kinez të tregtisë elektronike "Alibaba" për shtimin e shitjeve të verës.
Eksportet e verës italiane pritet të arrijnë vlerën 7.5 miliardë euro, ose 8.6 miliardë dollarë amerikanë, deri në vitin 2020, krahasuar me nivelin aktual prej 5.4 miliardë eurosh.
"Alibaba" ka pranuar se vera italiane ka "potencial të madh" në platformën e tregtisë elektronike.
"Alibaba" është shprehur se mund të bëhet një platformë e rëndësishme jo vetëm për verën, por edhe për produktet e tjera italiane, të cilat janë mirëpritur në Kinë. (Artani Goga)