PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Putin urdhëron krijimin e Gardes Kombëtare për forcimin e sigurisë
2016-04-11 14:26:27 CRI Komenti juaj Printoni
Fjala kyçe: 安全---Ān quán---Siguri

Presidenti i Rusisë Putin urdhëroi krijimin e Gardës Kombëtare me trupa të Ministrisë së Punëve të Brendshme,me synim ruajtjen e rendit publik, luftën kundër terrorizmit dhe rritjen e zbatimit të ligjit. Thuhet se krijimi i Gardës së drejtuar nga Putini do të shërbejë për forcollin e rendit dhe të sigurë brenda vendit.

Garda Kombëtare do të përbëhet nga 3 kontingjente: forcat e mbrojtjes së rendit nga Ministria e Punëve të Brendshme, të përbëra nga 170 mijë trupa, policia speciale dhe forca e reagimit të shpejtë prej 45 mijë trupash dhe personeli i mbrojtjes jashtë sistemit qeveritar prej 200 mijë vetësh. Sipas vlerësimit të Agjencisë ruse të Lajmeve Interfaks, pas zgjedhjeve numri i anëtarëve të Gardës Kombëtare do të jetë 300 mijë.

Garda Kombëtare do të ketë të drejtat e trupave të mbrojtjes të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe do të përdorë pajisjet më moderne në veprimtarinë e saj. Analistët bëjnë të ditur se personeli i mbrojtjes jashtë sistemit qeveritar do të përbëhet nga ushtarakë të dalë në pension. Aftësitë profesionale të këtyre trupave janë më të mira se atë të policisë rrugore, po ashtu dhe pajisjet e tyre.

Sipas urdhrit të presidentit Putin, detyrat e Gardës Kombëtare janë: Të ruajë rendit publik dhe administrimin e tij në situata emergjente, të luftojë terrorizmin dhe ekstremizmin dhe të garantojë luftën kundër terrorizmit, sipas ligjit. Kjo forcë do të marrë pjesë në mbrojtjen e territorit rus dhe do të ndihmojë organet e mbrojtjes së kufirit shtetëror, në rast nevoje. Gjithashtu kjo forcë do të ruajë pajisjet dhe objektet e rëndësisë së veçantë brenda vendit, do të administrojë transportin e armatimeve dhe do të monitorojë zbatimin e ligjit të rojeve private.

Përveç këtyre, në situata emergjente, Garda Kombëtare gëzon lirinë e veprimit brenda 48 orëve, pa autorizim nga autoritetet përkatëse.

Analistët janë të mendimit se presidenti Putin urdhëroi krijimin e Gardës Kombëtare në situatën e shtimit të kërcënimeve ndaj sigurisë në vend. Për shkak të pjesmarrjes së saj në luftën kundër Shtetit Islamik, Rusia përballet drejtpërdejt me kërcënime terroriste. Analistët theksojnë se në një kohë kur vendet perëndimore ushtrojnë presion politik ndaj Rusisë dhe vendosin sanksione ekonomike, kjo krijon paqëndrueshmëri brenda vendit. Në Rusi do të zhvillohen zgjedhje parlamentare dhe marrja e masave për ruajtjen e sigurisë në vend është detyrë parësore.

Një tjetër arsye e krijimit nga presidenti Putin të Gardës Kombëtare, nënvizojnë analistët, është dhe për të luftuar armiqtë brenda vendit. Sipas kushtetutës së vendit, në kohë paqeje, qeveria ruse nuk mund të përdorë forcat ushtarake në luftën kundër terrorizmit brenda vendit. Për këtë arsye duhet të ekzistojë një organizëm i fortë dhe i ligjshëm për përballjen me këto kërcënime. Analisti Мaksim Оreshkin u shpreh se forca destabilizuese por shtojnë veprimet e tyre kundër Rusisë. "Këtë vit në Rusi do të zhvillohen zgjedhjet dhe , pavarësisht kritikave perëndimore, Rusia duhet të rritë nivelin e sigurisë kombëtare dhe publike" thekson Oreshkin. (Çang Çuo/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China