Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopoulos u takua të shtunën me presidentin e korporatës kineze COSCO, Xu Lirong.
Gjatë takimit ai u shpreh se Athina shpreson se pas fillimit të projektit të portit të Pireut, mund të tërhiqen më shumë investime nga Kina dhe të ngrihet niveli i marrëdhënieve dypalëshe.
Pavlopoulos tha se investimi në portin e Pireut është më i madhi i Kinës në Greqi, si dhe më i rëndësishmi nga ana ekonomike dhe politike.
Ai shtoi se pala greke vlerëson miqësinë dhe bashkëpunimin me Kinën dhe dëshiron të luajë një rol pozitiv për zhvillimin e marrëdhënieve midis Europës dhe Kinës.
Presidenti i COSCO-s, Xu Lirong, paraqiti planin mbi zhvillimin e portit të Pireut dhe shprehu besimin se ai do të jetë një ndër portet më të mëdha të Europës, që njëkohësisht do të ruajë zhvillimin e gjelbër për të mbrojtur mjedisin. (Leftion Peristeri)