Kryeministri francez Manuel Valls gjatë vizitës së tij në Algjeri, u shpreh të dielën se i dyshuari i shpërthimeve në Bruksel kishte planifikuar një tjetër sulm në Paris. "Kjo tregon se e gjithë Europa dhe veçanërisht Franca, përballen me kërcënime serioze terroriste", tha Valls.
Ai theksoi se Franca nuk do të ulë gatishmërinë dhe do të mobilizojë të gjitha forcat kundër sulmeve terroriste, duke shtuar se bashkëpunimi midis autoriteteve franceze dhe belge në luftën kundër terrorizmit, ka dhënë rezultate.
Sipas njoftimeve nga mediat franceze, ministri i brendshëm Bernard Cazeneuve deklaroi të dielën se qysh nga fillimi i këtij viti, Franca është përballur me shumë plane sulmesh terroriste, çka tregon nivelin e lartë të kërcënimeve terroriste.
(Xu Guang/ Eda Merepeza)