Rusia dhe ShBA-ja do të zgjerojnë bashkëpunimin për të konsoliduar armëpushimin në Siri. Njoftimi i bë pas bisedës telefonike të zhvilluar të dielën midis ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologut të tij amerikan John Kerry.
Përveç kësaj, të dyja palët përshëndetën edhe marrëveshjen e armëpushimit në rajonin e Nagorno-Karabakh-ut.
Sipas Ministrisë së Jashtme të Rusisë, kryediplomatët e dy fuqive nënvizuan se Rusia dhe ShBA-ja do të bashkëpunojnë për të forcuar luftën kundër organizatave terroriste dhe do të marrin më shumë masa për të frenuar dërgimin e armëve dhe të militantëve në Siri.
Rusia dhe ShBA-ja mbështesin përpjekjet e të dërguarit të posaçëm të OKB-së, Staffan de Mistura, për zgjidhjen e krizës në Siri, ndërsa theksojnë se duhet të garantohet gjithëpërfshirja në raundin e ri të bisedimeve. (Zhang Yan/Leftion Peristeri)