Kompania kineze lider e investimeve "Fosun Group" ka nënshkruar një marrëveshje me aksionerët e kompanisë izraelite të artikujve kozmetikë të Detit të Vdekur "Ahava", për blerjen e e kësaj kompanie, me një vlerë rreth 77 milionë dollarë.
Në bazë të marrëveshjes, kompania kineze "Fosun" do të blejë të gjitha aksionet e kompanisë "Ahava" dhe ky proces pritet të përfundojë në gjysmën e parë të vitit.
Kompania e njohur izraelite Ahava , me filiale në Gjermani dhe SHBA pritet të hapë një degë të saj në Kinë, për të qenë sa më pranë konsumatorit kinez. Vitet e fundit, investitorët kinezë kanë rritur blerjet e kompanive izraelite . Në fillim të vitit të kaluar, kompania kineze "Bright Food" bleu 77 për qind të aksioneve të kompanisë izraelite "Tnuva", me rreth 2,5 miliard dollarë. (Raela)