PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Armëpushim, në 7 provinca të Jemenit
2016-04-11 09:58:49 CRI Komenti juaj Printoni

Me ndërmjetësimin e OKB-së hyri në fuqi në 7 provinca të Jemenit armëpushimi midis forcave qeveritare, të mbështetura nga Arabia Saudite dhe rebelët e grupit të armatosur Houthi.

Sipas ministrit të jashtëm të Jemenit Abul-Malik Mekhlafi, presidenti i vendit abd-Rabbu Mansour Hadi ka urdhëruar forcat e armatosura që të respektojnë armëpushimin.

Nga ana tjetër, grupi shiit Houthi dhe aleatët e tyre në kryeqytetin Saana, nëpërmjet një deklarate kanë bërë të ditur se do të respektojnë armëpushimin.

Më shumë se 6 mijë njerëz, shumica civilë kanë vdekur në beteja dhe sulme ajrore, që nga filimi i luftës në Jemen.

Të dyja palët kanë dështuar në arritjen e një marrëveshjeje politike për t'i dhënë fund luftës, por ranë dakord për një raund të ri bisedimesh javën tjetër në Kuvajt, pas negociatave të fundit në dhjetor të vitit të kaluar në Zvicër, me ndërmjetësimin e OKB-së. (Raela)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China