PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Largohet kryeministri i Ukrainës, i hap rrugë shpërndarjes së qeverisë
2016-04-11 09:56:07 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Ukrainës Arseny Yatsenyuk njoftoi të dielën dorëheqjen duke i hapur rrugën shpërndarjes së qeverisë, ndërsa vendi po zvarritet nga një krizë e gjatë politike.

Arsyeja kryesore e sipas Yatsenyuk-ut është kriza politike që filloi në fund të vitit 2015.

"Vendimi im u nxit nga një sërë faktorësh. Kriza politike në vend është krijuar në mënyrë artificiale. Dëshira për të ndryshuar një njeri i verboi politikanët dhe njeherësh paralizoi vullnetin e tyre për të kryer ndryshime. Procesi i ndryshimit nga qeveria mbeti në vendnumëro. Autorët e krizës u kthyen në pengmarrës dhe na mbajnë të gjithëve ne peng: qeverinë, shoqërinë dhe shtetin."

Vendimi i Yatsenyuk-ut për t'u larguar vjen dy muaj pasi i rezistoi një mocioni mosbesimi në parlament. Mbështetja ndaj tij ra ndjeshëm në mars pasi dështoi të garantonte funksionimin normal të institucioneve shtetërore.

41-vjeçari erdhi në pushteti në shkurt të vitit 2014 pasi protestuesit rrëzuan qeverinë e mëparshme. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China