Në njoftim thuhet se individë apo grupe që do të japin informacione të vlefshme për kapjen e çdo personi të listës do të shpërblehen me 50 mijë yuan, ose 7700 dollarë.
Prokuroria e Përgjithshme Popullore, organi më i lartë i akuzës në Kinë njoftoi në fillim të muajit se më shumë se 300 vetë janë arrestuar në vend gjatë vitit të kaluar, si të përfshirë në mashtrimin me telekomin dhe internetin. Organet policore deklarojnë se rritja e krimeve kibernetike, përfshirë rastet ndërkombëtare dhe paratë e përdorura nga elementet kriminalë përbëjnë një kërcënim për sigurinë shtetëtore dhe publike. (Eda Merepeza)