PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
FMN-ja mbështet normat negative të disa bankave qendrore
2016-04-11 09:41:48 CRI Komenti juaj Printoni

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka mbështetur zbatimin e politikës së normave negative të interesit mbi depozitat të disa bankave qendrore ndërkombëtare.

Në raport, FMN-ja thotë se faktet e deritanishme kanë treguar se normat negative kanë nxitur investitorët drejt bonove qeveritare me risk të ulët si dhe pakësuar kostot e huamarrjes për kompanitë.

Megjithatë, FMN-ja ka paralajmëruar se ka kufizime në efektivitetin e këtyre normave.

Gjashtë nga bankat qendrore botërore i janë bashkuar kësaj politike, përfshi Bankën e Japonisë dhe Bankën Qendrore Europiane.

Normat negative të interesit u zbatuan për herë të parë në Suedi, Danimarkë dhe Zvicër në përpjekje për të frenuar vlerësimin e monedhës kundrejt euros. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China