Një tërmet 7.1 ballë ka goditur provincën veriperëndimore të Pakistanit, Khyber Pakhtunkhawa, duke shkaktuar vdekjen e 2 personave dhe plagosjen e 30 të tjerëve. Lëkundje të fuqishme u ndjenë dhe në pjesën lindore të Rajonit Autonom në Xinjiangut në veriperëndim të Kinës, si dhe në Afganistan dhe Indi.
Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif ka kërkuar nga departamentet civile dhe ushtarake të qeverisjes qendrore dhe vendore të jenë në gatishmëri të lartë dhe të kryejnë të gjitha operacionet e kërkim-shpëtimit.
Ndërkohë në Afganistan, Autoriteti Kombëtar për Fatkeqësitë Natyrore raporton se po mblidhen të dhëna për viktima dhe dëme materiale nga tërmeti në këtë vend. (Eda Merepeza)