Autoritetet e rajonit kinez të Xinjiang-ut kanë nxjerrë rregullat e para administrative në lidhje me shpërblimet për dhënien e informacioneve për krimet terroriste.
Kjo është rregullorja e parë e këtij lloji në nivel province në Kinë.
Sipas rregullave të publikuara të hënën, njerëzit që raportojnë ose sigurojnë informacion bazë mbi komplote terroriste do të shpërblehen nga 200 mijë deri në 5 milionë juanë.
Qytetarët këshillohen ta bëjnë këtë nëpërmjet uebsajtit zyrtar të policisë së Xinjiang-ut ose numrit të telefonit 110. (Artan Goga)