"Fitch Ratings" thotë se kufizimet më të forta të Kinës për blerjet jashtë vendit mund të ngushtojnë diferencën e çmimeve të mallrave të luksit mes Kinës dhe pjesës tjetër të botës.
Duke filluar nga 8 prilli, mallrat e blera me pakicë jashtë vendit në internet nuk do të trajtohen si artikuj postarë personalë, për të cilat ka taksa më të ulëta se për mallrat e tjera të importuara, por do të taksohen si çdo mall tjetër i importuar.
Ndërkohë, "Fitch" gjithashtu shprehet se rregullat e reja do t'i nxitin konsumatorët të shpenzojnë më shumë në vend dhe nga kjo do të përfitojnë tregtarët vendorë.
Firma vë në dukje se masat mund të krijojnë një mjedis më të barabartë për tregtarët vendës, nëse zbatimi i tyre është i rreptë dhe jetëgjatë.
Ministria e Tregtisë e Kinës ka parashikuar se vëllimi i tregtisë elektronike ndërkufitare sivjet do të arrijë në 6.5 trilionë juanë, ose 1 trilion dollarë amerikanë, duke përbërë 20 për qind të tregtisë së jashtme të Kinës. (Artan Goga)