Të hënën ambasadori i Rusisë në BE Vladimir Chizhov u tha medieve ruse se plani ushtarak i ShBA-së për Europën Lindore do të dëmtojë marrëdhëniet e bashkëpunimit në këtë rajon dhe do të shkaktojë ndikim negativ mbi marrëdhëniet ruso-europiane.
Sipas agjencisë së lajmeve "Russia Today", Chizhov-i u shpreh se shpallja nga Pentagoni e shtimit të pranisë së trupave dhe të pajisjeve ushtarake në vendet e Europës Lindore ka shkaktuar krijimin e "frikës nga Rusia" në Europë dhe mund të shkaktojë luftë, si edhe të dëmtojë gjendjen e përgjithshme në Europë dhe të shkaktojë ndikim negativ në marrëdhëniet ruso-europiane. Ambasadori i Rusisë në BE-në Vladimir Chizhov tha se NATO-ja po planifikon ta shtojë forcën ushtarake të saj në shtetet e Baltikut, Poloni, Rumani, Bullgari etj. (Fang Xiaoyu/Artan Goga)