PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hiroshimë, nis takimi i ministrave të jashtëm të G7-s
2016-04-11 19:42:15 CRI Komenti juaj Printoni

Të hënën filloi në qytetin Hiroshima të Japonisë takimi i ministrave të jashtëm të Grupit të Shtatë vendeve më të industrializuara të botës (G7).

Sipas ministrit të Jashtëm japonez Fumio Kishida, temat që do të trajtohen gjatë takimit përfshijnë ndër të tjera terrorizmin, çështjen e refugjatëve, mospërhapjen e armëve bërthamore dhe çarmatimin

Pjesë e rëndësishme e agjendës së kryediplomatëve të vendeve të G7-s është vizita në Parkun Përkujtimor të Paqes në Hiroshima. Kjo do të jetë hera e parë që ministrat e jashtëm të vendeve me armë bërthamore, si ShBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca, do të vizitojnë memorialin kushtuar viktimave të njërit prej dy sulmeve bërthamore në botë me objektiv popullsinë civile.

Lidhur me këtë vizitë, ministri i Jashtëm japonez Kishida u shpreh: "Shpresoj se vizita do të ndihmojë për t'i dhënë një impuls të ri lëvizjes drejt një bote pa armë bërthamore, ndonëse kemi parë një ndarje në rritje midis vendeve me armë bërthamore dhe atyre pa armë bërthamore."

Takimi i ministrave të jashtëm të G7-s i paraprin samitit të udhëheqësve të G7-s muajin e ardhshëm po në Japoni. (Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China