Të dhënat zyrtare tregojnë se çmimet e konsumit në muajin mars në Kinë u rritën 2.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rritja e Treguesit të Çmimeve të Konsumit vlerësohet se ka ardhur kryesisht nga çmimet e larta të mishit të derrit dhe perimeve.
Çmimi i mishit të derrit u rrit 28 për qind krahasuar me një vit më parë, ndërsa i perimeve 36 për qind.
Çmimet e ushqimeve të tjera janë rritur rreth 8 për qind, ndërsa i produkteve joushqimore një përqind.
Ndërkohë, në krahasim me shkurtin, Treguesi i Çmimeve të Konsumit për muajin mars ra 0.4 për qind.
Treguesi i Çmimeve të Prodhimit në mars ka pasur një rënie vjetore më shumë 4 për qind, nga pesë për qind rënie vjetore e regjistruar në muajin shkurt. (Artan Goga)