Ministria e Tregtisë e Kinës njoftoi se do të vendosë taksa antidumping për letrën e pazbardhur të ambalazhit të importuar nga Shtetet e Bashkuara, vendet e Bashkimit Europian dhe Japonia.
Ministria bëri të ditur se taksa do të ketë një afat pesëvjeçar.
Sipas vendimit të formës së prerë të ministrisë, kompanitë nga këto vende kanë futur në tregun kinez letër të pazbardhur ambalazhi nën koston e prodhimit, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme industrisë vendëse.
Letra e pazbardhur përdoret shpesh për ambalazhimin e çimentos, produkteve kimike dhe ushqimeve. (Albana)