I dyshuari për sulmet e Parisit Mohamed Abrini ka pranuar se është "njeriu me kapele", që shfaqet në pamjet filmike të kamerave të sigurisë në aeroportin e Brukselit më 22 mars.
Ai u arrestua të premten në Bruksel.
Prokurorët belgë thanë se Abrini besohet gjithashtu se ka gisht edhe në sulmet e Parisit të 13 nëntorit.
Abrini ishte në listën e më të kërkuarve në Europë që prej dhjetorit.
Kryeministri belg Charles Michel tha se qeveria dhe forcat e sigurisë do të vazhdojnë të qëndrojnë vigjilentë.
Të shtunën, përfaqësues nga organizata të ndryshme islamike përkujtuan viktimat me lule dhe lutje jashtë stacionit të metrosë në lagjen Maalbeek, një prej vendeve të sulmuara.
Ata mbanin në duar pankarta ku shkruhej: 'Terrorizmi nuk ka fe'. (Albana)