Greqia ka deklaruar se programi BE-Turqi për emigrantët duhet të përmirësohet.
Zv.ministri i Jashtëm grek për Çështjet Europiane ka besim se programi mund të jetë i efektshëm së shpejti.
Ndërkohë, Ministri francez për Çështjet Europiane, Harlem Desir, tha se Franca dhe vendet e BE-së mund të luajnë rolin e tyre duke mirëpritur refugjatët sipas planit.
"Në ditët dhe javët në vazhdim do të shihni se 200 veta do të shkojnë në Turqi. Kjo është tepër e rëndësishme. Disa njerëz janë mirëpritur në Gjermani, sepse ne duam të vendosim në punë një mekanizëm, sipas së cilit, nëse ju doni të shkoni në Europë, duhet të aplikoni përmes mekanizmit ligjor dhe jo të rrezikoni jetën."
Pas një konference për shtyp ministrat e BE-së vizituan një qendër refugjatësh në Athinë, ku janë strehuar mbi 1600 refugjatë, 600 prej të cilëve janë fëmijë. (Albana)