PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë-Greqi, përshëndetet marrëveshja për Portin e Pireut
2016-04-10 09:47:00 CRI Komenti juaj Printoni

Gjiganti kinez COSCO ka arritur një marrëveshje me autoritetet greke për blerjen e shumicës së aksioneve të Autoritetit të Portit të Pireut.

Sipas marrëveshjes, COSCO do të investojë rreth 320 milionë dollarë për blerjen fillestare, që përbën 51% të akisoneve.

Kompania do të paguajë 110 milionë dollarë shtesë brenda 5 viteve për 16% të aksioneve të tjera.

Shefi i COSCO-s Xu Lirong tha se porti ka një të ardhme të shkëlqyer.

"Porti i Pireut lidh Oqeanin Indian me atë Atlantik dhe është gjithashtu një portë për Greqinë dhe Europën Jugore. Përmes bashkëpunimit tonë me Greqinë, mund ta shndërrojmë Portin e Pireut në portin më konkurrues në Detin Mesdhe. Kjo gjë do të jetë në të mirë edhe të nismës 'Një brez, një rrugë', duke ndërtuar një lidhje të fortë mes Kinës dhe Greqisë."(Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China