Kompania amerikane e hapësirës SpaceX rinisi të premten misionin e saj furnizues drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), duke transportuar një mjet hapësinor ekperimental që mund të jetë tepër vendimtar për eksplorime të ardhme në hapësirë.
Kompania me seli në Kaliforni ka bërë gjithashtu histori duke nisur nga qendra Canaveral e Floridës raketën Falcon 9 që mbante mbi vete kapsulën Dragon për t'u ankoruar në Stacionin e Hapësinor. Ky ishte misoni i tetë i SpaceX-it në në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës . (Albana)