Është raportuar se lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka qenë i pranishëm gjatë një tjetër testi të suksesshëm të një tipi të ri rakete balistike.
Mediet njoftojnë se testi u zhvillua në Qendrën Hapësinore Sohae dhe rezultoi i suksesshëm.
Njoftimet thonë se ky sukses ishte i një rëndësie të veçantë në zhvillimin e cilësisë së forcës bërthamore në mbrojtjen kombëtare dhe teknologji, duke shtuar se motori i raketës balistike ndërkontinentale i përmbushi të gjithë treguesit shkencorë dhe teknologjikë. (Albana)