Policia belge ka arrestuar një të dyshuar që mendohet se ka qenë i përfshirë në të dyja sulmet e Parisit dhe Brukselit.
Prokurori federal belg konfirmoi se Mohamed Abrini ka mundësi të jetë "njeriu me kapele", imazhet e të cilit ishin marrë nga kamerat e survejimit në aeroportin Zaventem.
Prokurori tha se Abrini kërkohej si bashkëpunëtor në përgatitjen e sulmeve të Parisit. ADN-ja e tij u gjet në një banesë në Bruksel.
Është konfirmuar gjithashtu arrestimi i katër të dyshuarve të tjerë, ndërkohë operacionet e forcave të sigurisë vijojnë për kapjen e më shumë të dyshuarëve që mund të kenë gisht në këto sulme. (Albana)