PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kryeministri Li ka besim tek ekonomia kineze
2016-04-09 09:57:57 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Kinës Li Keqiang tha se ka besim tek ekonomia e vendit.

Në takimin që pati me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier të premten në Pekin, Li tha se treguesit e ekonomisë kineze për tremujorin e parë kanë shfaqur ndryshime pozitive.

Megjithatë, kryeministri tha se baza për trendin pozitiv e ekonomisë kineze nuk është e fortë ende, për shkak të rënies së ekonomisë botërore dhe luhatjeve të tregut.

Ai nënvizoi gjithashtu se Kina ka aftësi të mbajë një rritje të qendrueshme ekonomike.

Për marrëdhëniet Kinë-Gjermani, Li Keqiang u bëri thirrje ndaj palëve të përmirësojnë shtrirjen ndërmjet dy strategjive "Made in China 2025" dhe "German Industry 4.0", si dhe bashkëpunimin në hekurudhat me shpejtësi të lartë në tregjet e palëve të treta.

Nga ana e tij, shefi i diplomacisë gjermane tha se vendi i tij është i gatshëm të thellojë bashkëpunimin me Kinën në shumë fusha për nxitjen e rritjes ekonomike. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China