Mbi 120 refugjatë dhe emigrantë u kthyen në Turqi nga Greqia. Vala e dytë e emigrantëve po kthehet si pjesë e marrëveshjes me BE-në për reduktimin e atyre që mbërrijnë në Europë. Shumica prej tyre janë nga Pakistani dhe nuk kanë shprehur dëshirën për azil politik. Greqi. Sipas planit të BE-së dhe Ankarasë, emigrantët që mbërrijnë në mënyrë të paligjshme në në Greqi pas 20 marsit, do të kthehen në Turqi nëse nuk aplikojnë për azil, ose nëse kerkesa e tyre refuzohet. Për t'i ikur procedurës së transferimit, 4 aktivitistë u hodhën në det, por u arrestuan menjëherë nga policia. (Fang Xiaoyu/Albana)