PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina dhe Zvicra drejt partneritetit të ri strategjik
2016-04-09 09:41:42 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe Zvicra kanë vendosur të krijojnë një partneritet të ri strategjik për të promovuar zhvillimin dhe prosperitetin e përbashkët.

Bisedimet mes presidentit kinez Xi Jinping dhe homologut të tij zvicerian Johann Schneider-Ammann u mbajtën në Pekin.

Gjatë bisedimeve, Xi tha se dy vendet kanë thelluar bashkëpunimin reciprokisht të dobishëm në energjinë e rinovueshme, eko-bujqësinë moderne, kursimin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit si dhe në fushën mjekësore.

Ai shtoi se nisma "Një brez, një rrugë" ka mundësuar hapësira të gjera bashkëpunimi Kinë-Zvicër, duke nënvizuar se pala kineze do të punojë ngushtë me atë zviceriane për shtimin e bashkëpunimit në kuadrin e Bankës Aziatike për Investime në Infrastrukturë (BAII).

Nga ana e tij, Schneider-Ammann tha se Zvicra është e kënaqur me zbatimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë mes dy vendeve dhe gjithashtu për nisjen e një epoke të re në bashkëpunimin dypalësh. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China